Nesër grumbullohet Përfaqësuesja U21, ja lista e hendbollistëve

17 qershor 2019 | 18:35

Shtabi teknik i Përfaqësues së Kosovës në hendboll të hënën ka publikuar listën e e hendbollistëve U21, që gjatë muajit korrik do të paraqitet në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë. Janë ftuar 18 hendbollistë, ndërsa shumica janë të klubeve kosovare. Bëhet fjalë për lojtarë të një gjenerate të suksesshme, që ka fituar garën IHF Trophy për Evropë e më pas edhe fazën interkontinentale, për të siguruar kështu paraqitjen historike në kampionatin botëror që prej 16 deri më 28 korrik mbahet në Spanjë.

Përgatitjet për kampionat botëror fillojnë të martën (nesër), kurse fillimisht ato zhvillohen në Banjë të Pejës. Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 14:00 në hotelin Onix në Banjë.

Shtabi teknik përbëhet nga selektori Taip Ramadani, trajneri Fatmir Muhaxheri, ndihmësi Benon Brahushi dhe Enver Tahiraj e Leonard Bushati. Shtabi teknik tashmë ka përpiluar planin e përgatitjeve, që lojtarët të jenë në formën më të mirë të mundshme për 16 korrik kur Kombëtarja e luan ndeshjen e parë në Botëror, ndaj Kroacisë në Pontevedra. Kosova është në grupin C, ndërsa luan ndeshje edhe me Hungarinë, Portugalinë, Brazilin e Bahrejnin. Pas ndeshjeve në grup, janë edhe ndeshjet e fazës së dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës,…