Nesër homazhe për Bekimin

30 korrik 2018 | 15:16

Teatri Kombëtar i Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Lajmin e ka bërë me dije për “KosovaPress” ushtruesi i detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa.

Ai ka treguar se është formuar një këshill organizativ i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.

Bekim Lumi ka vdekur sot pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grand slam i Wimbledon mbetet i preferuari për tenistin zviceran…