Nesër mbahen homazhe dhe i jepet lamtumira e fundit ikonës së boksit Xhevdet Peci

11 maj 2022 | 15:40

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot (e enjte) do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar figurën e ish-boksierit Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë të hënën.

Sipas njoftimit të MKRS-së, homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë prej orës 9:00 deri në 12:00, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 16:30, në fshatin Zhazhë në komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu, sot, me fillim nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ta kujtuar legjendën e boksit në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë. Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 67-vjeçare.

Ai njihej si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë. Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet ’70 dhe ’80.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës…