Nesër mbahet interpelanca e Haradinajt për pagat

12 shkurt 2018 | 16:27

Nesër (e martë) do të mbahet interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.

Interpelanca është thirrur nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar, vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne…