Nesër mbahet mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Sylë Kuçi

25 dhjetor 2021 | 18:07

Nesër (e diel) në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, në orën 12:00, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit, organizatorit të shumë protestave, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sylë Kuçi, i cili ka ndërruar jetë të premten

Sylë Kuçi ka qenë edhe përkthyes i televizionit françez France TF2.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00, në varrezat e Kuçve në Deçan.

“Mixha Sylë ishte frymëzim për të gjithë ne. Prej protestave të vitit 1968 e deri ndrroi jetë. Mixha Sylë gjatë Luftës ishte përkthyes i televizionit francez France TF2). Atdhetar i madh dhe aktor i shquar i Teatrit Kombëtar të Kosovës.Do ta kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar dje se vetëm…