Nesër mbahet seanca për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

03 dhjetor 2020 | 21:02

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër (e premte) në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për çështjen e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

E vetmja pikë e rendit të ditës do jetë, ”Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e së premtes, është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës amandamentet e së cilës për miratimin e këtij Projektligji, janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që qytetarët e prekur…