Nesër mot i ngrohtë, të martën dhe mërkurën priten reshje shiu

17 maj 2020 | 19:27

Fillimi i javës mbetet me mot shumë të ngrohtë. Të martën dhe mërkurën priten shtrëngata me shi. Nga e mërkura rënie e temperaturave.

Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vranësira.  Pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje më intensive shiu, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër. Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Me kalimin e ciklonit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që nga dita e mërkurë sjellin edhe rënie të temperaturave. Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell. Pluhuri saharian me përqendrime më të ulëta do të mbetet edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë erërat veriore do t’a zmbrapsin në jug mbi Mesdhe. Cilësia e ajrit do të përmirësohet dhe do zbres edhe në vlera të mira”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

18.05 – Mbetet mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Mundësi për riga lokale shiu.

19.05 – Kryesisht me vranësira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.

20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vranësira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës  i ka  ftuar qytetarët që të kenë…