Nesër nderohen viktimat e masakrës në burgun e Dubravës
21 maj 2026
| 12:37
Nesër (e premte) do të shënohet 27-vjetori i masakrës në burgun e Dubravës.
Nesër duke filluar nga ora 11:00 do të mbahen homazhe në burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës kësaj masakre.
Me këtë rast, Këshilli Organizativ i ish te Burgosurve të Dubravës ka ftuar të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.
Hyrja në hapësirat e burgut të Dubravës, siç ka njoftuar Këshilli, do të fillojë nga ora 11:00.



