Nesër nxehtë deri në 30 gradë, fundjava me shi

14 shtator 2022 | 11:28

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas Prishtina Weather temperatura verore ditën e enjte do të shkojnë deri në 30 gradë, ndërkaq fundjava do të jetë me të reshura shiu dhe do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturës ditën e diel.

“Temperaturat pasi shënojnë rritje dy ditëve të ardhshme, më pas pësojnë rënie të ndjeshme. Minimalet nga 17C zbresin edhe deri në 5C ditën e hënë, ndërsa maksimalet që arrin vlera verore ditën e enjte prej 30C, deri të dielen pritet të zbresin në 16C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s, e ditën e diel ndryshojnë drejtimin në veri e verilindje. Shtypja atmosferike pritet të pësojë rënie të theksuar nën vlera mesatare deri ditën e shtunë”, ka njoftuar PW.

14.09.2022 – Mot i nxehtë me temperatura verore deri në 30C parashihet për ditën e enjte, me diell e vransira. Ditën e premte do të ketë edhe më shumë vransira kalimtare, derisa ditëve të fundjavës priten kushte për të reshura shiu, që me gjasë mund të shfaqen orëve të paraditës. Nga dita e diel edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Për ditën e hënë parashihet mot kryesisht me diell, por me mëngjes mjaft të ftohtë, vjeshtor.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira në shumicën e stacioneve. Vetëm në raste të motit me më shumë diell dhe më të nxehtë sikurse ditën e enjte, rritje të koncentrimeve mund të ketë tek ozoni sipërfaqësor, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare.
15.09 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell, e pasdite dhe në mbrëmje shtim i vransirave.
16.09 – Mbetet mot i nxehtë, me vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi edhe për riga lokale shiu.
17.09 – Kryesisht me vransira, paradite me reshje shiu dhe bubullima. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.
18.09 – Më ftohtë, në mëngjes me vransira dhe reshje lokale shiu. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.
19.09 – Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka ndarë shumë prej 2.610,100 euro për…