Nesër organizohet marsh në përkujtim të Astrit Deharit

27 tetor 2019 | 14:04

Nesër (e hënë ) do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të Astrit Deharit.

Ky marsh pritet të fillojë nga ora 18:00 në rrugën “Rexhep Luci” (afër Kino ABC) në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin.

“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti. Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”, është thënë në njoftimin e grupit organizativ të marshit “Unë jam Astriti!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe duket se do të largohet nga Paris Saint…