Nesër spektakli i radhës në sportin e çiklizmit
04 korrik 2025
| 12:34
Ditën e shtunë, më 5 korrik, do të nisë edicioni nr.112 i Turit të Francës, turneu më i rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit. Garuesit do të përshkojnë 3.338km të ndara në 21 etapa përgjatë gjithë Francës.
Pjesëmarrëse në Tur do të jenë 23 skuadra. Etapa e fundit është më 27 korrik, me finish në Paris, kur dhe do të jepet trofeu për çiklistin që mban të veshur fanellën e verdhë të liderit. Turi Francës është një event që pritet me shumë interes, pasi në rrugë do të zbresin të gjithë çiklistët më të mirë në botë, ndaj dhe rivaliteti do të jetë shumë i madh.
Slloveni Tadej Pogacar është kampion në fuqi i këtij turneu, që do të kërkojë të dominojë edhe këtë vit.



