Nesër temperaturat do të arrijnë në 23 gradë celsius

08 maj 2021 | 13:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër, e diel, do të ketë mot kryesisht me diell.

“Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV”.

“Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme…