Nesër zgjedhet Kryesia e re e LDK-së

22 gusht 2019 | 15:50

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër do ta mbajë takimin e Këshillit të Përgjithshëm ku pritet të zgjedhet kryesia e re e partisë.

“Nesër (e premte) në orën 17:30 në selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, është thënë në njoftimin për medie të LDK-së.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sportit (DKRS) në komunën e…