Netanyahu i përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin kundër Iranit

11 shkurt 2018 | 12:29

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij dëshiron paqe, por do të vazhdojë ta mbrojë vetveten kundër Iranit.

Këto komente të tij të mbrëmshme janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision i bombardimit në pozicionet iraniane në Siri.

Netanyahu ka thënë se për këtë çështje ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ia kam përsëritur atij obligimin dhe të drejtën tonë për ta mbrojtur vetveten kundër sulmeve nga territori i Sirisë”, ka thënë Netanyahu, duke shtuar se janë pajtuar se koordinimi ndërmjet armatave do të vazhdojë.

Netanyahu ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e mbështesin” të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetveten, ka thënë më vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka…