Guterres kërkon ndaljen e menjëhershme të përshkallëzimit të situatës në Siri

11 shkurt 12:24

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të përshkallëzimit në Siri, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore brenda Sirisë, që është e shkatërruar nga lufta civile, e cila ka filluar në vitin 2011.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, ka thënë mbrëmë se Guterres “po e ndjek për së afërti përshkallëzimin alarmant ushtarak në Siri dhe për përhapje të rrezikshme përgjatë kufijve të vet”.

Më tutje, Dujarric ka theksuar se Guterres është shprehur se të gjitha palët në Siri dhe rajon duhet ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare në periudhën e shtimit të dhunës, përfshirë sulmet ajrore të Izraelit kundër pozicioneve të mbështetura iraniane dhe për ndërhyrjen e forcave turke në pjesën veriore të Sirisë”, raporton “Rel”.

Dujarric ka thënë se Guterres “u ka bërë thirrje të gjithëve të punojnë në ndaljen e përshkallëzimit të menjëhershëm dhe pa kushte të dhunës dhe të tregojnë përmbajtje”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 shkurt, Kosova shënon 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë…