Netanyahu sfidohet për pozitën e kryetarit të partisë Likud

26 dhjetor 2019 | 14:27

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të sfidohet për pozitën e udhëheqësit të partisë së tij, në procesin që po konsiderohet test për pushtetin që zotëron.

Ai do të përballet me rivalin, Gideon Saar në zgjedhjet e brendshme të partisë Likud.

Ndonëse Netanyahu pritet të fitojë, ky proces zhvillohet në një kohë të vështirë për liderin veteran.

Ai aktualisht përballet me akuza për ryshfet dhe korrupsion, si dhe zgjedhjet e treta kombëtare, pas dështimit të dy herëve për të formuar qeverinë.

Netanyahu në anën tjetër mohon akuzat duke thënë se janë të motivuara politikisht.

Teksa janë hapur kutitë e votimit, Saar ka thënë se ka ardhur koha për ndryshim.

“Po e ndjej zgjimin e votuesve. Njerëzit e kuptojnë se sot ekziston një nevojë për ndryshim dhe me vullnetin e Zotit ne bashkë do ta bëjmë atë ndryshim sot”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të sigurojë fitore për partinë Likud në zgjedhjet e muajit mars dhe mund ta dërgojë këtë parti në opozitë për herë të parë nga viti 2009.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Likud do të përballet me vështirësi për ta mundur partinë opozitare, Blu dhe Bardhë. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Msutafa, teksa…