Netanyahu thotë se Izraeli po paguan ‘çmim të rëndë’ për luftën

24 dhjetor 2023 | 15:20

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta në Gaza ka ardhur me një “çmim shumë të rëndë” për palën e tij.

Ushtria e këtij vendi ka thënë se 14 ushtarë të tjerë janë vrarë në territorin palestinez që nga e premtja, duke e çuar totalin e sulmeve tokësore në 153, raporton “BBC”-ja.

E shtuna ishte një nga ditët e saj më vdekjeprurëse,  por Netanyahu ka thënë se forcat e tij nuk kishin “zgjidhje tjetër” veçse të vazhdonin të luftonin.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se 166 persona të tjerë janë vrarë ditëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se së bashku me autoritetet…