Policia sekuestron pajisje ushtarake në bagazhin e një autobusi në Merdarë

24 dhjetor 2023 | 15:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se së bashku me autoritetet doganore kanë arritur që të gjejnë disa pajisje ushtarake në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas njoftimit të policisë, pajisjet ushtarake janë gjetur pas kontrollit me skaner të valixheve, teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj.”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti francez, Sadio Doucoure, i është bashkuar KB Pejës. Lajmin…