Neueri: Ende nuk kemi arritur marrveshje për kontratën e re

17 maj 2020 | 22:43

Kapiteni dhe portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer ende nuk ka firmosur rinovim të kontratës me klubin bavarez.

Pas fitores së kampionëve në fuqi të Gjermanisë ndaj Unioni Berlinit 0-2, ndeshja e parë për të dyja ekipet pas 2 muajsh ndërprerje të kampionatit, 34-vjeçari deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve rreth së ardhmes së tij.

Prej disa muajsh, Neuer dhe Bayerni u konfliktuan verbalisht rreth rinovimit të kontratës së kampionit të botës në vitin 2014. Nojer nuk pranon të qëndrojë në stol sezonin e ardhshëm teksa te Bajerni do të mbërrijë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel.

“Për momentin, nuk ka ndonjë gjë për të deklaruar. Jam i lumtur te Bayerni dhe ata janë të gëzuar që më kanë mua si kapiten dhe portier. Të dyja palët jemi optimiste, por ende nuk kemi arritur te rinovimi”, u shpreh Neuer pas fitores ndaj Union Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sonte në…