Neueri mungon dy javë

16 prill 2019 | 10:40

Dëmtimet janë shndërruar në një mallkim për portierin Manuel Neuer. Pas atij të vitit të kaluar, që desh i mohoi pjesëmarrjen në Botërorin rus, përveç dy ndeshjeve që humbi në këtë fazë të dytë si rrjedhojë e një dëmtimi në gisht, të dielën që lamë pas erdhi ndalesa e radhës.

Në një rivënie në lojë të topit, gjermani i Bayernit ka ndier një dhimbje të fortë dhe në minutën e 53-të është larguar nga terreni me ndihmën e mjekëve që e shoqëruan menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Ai pësoi një problem në shputën e këmbës. Dëmtimi u kuptua që nuk ishte i lehtë, sepse Neueri la stadiumin me ndihmën e patericave, kurse klubi lajmëroi se kapiteni do të qëndrojë 14 ditë jashtë fushave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i njohur i Prishtinës, Azem Ahmeti, do të vazhdojë…