Neville kritikon Xhakën, Ramseyn dhe Ozilin

27 shkurt 2018 | 11:18

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka kritikuar Granit Xhakën, Aaron Ramseyn dhe Mesut Ozilin, për paraqitjen e tyre ndaj Manchester Cityt, pas humbjes nga Manchester City (0-3) në finale të Carabao Cup.

“Shikojeni Ramseyn, ai po ecën. Xhaka po ecën. Ozili po ecën. Mos ecni në ‘Wembley’. Mos ecni në fushë futbolli. Është e pabesueshme. Vraponi”, ka thënë Neville për “BT Sport”, gjatë analizimit të ndeshjes. “Shikoni Xhakën dhe Ramseyn se si po kthehen prapa duke ecur, kurse ata janë mesfushorë qendrorë. Një minutë para se ta pësonin gol u tregova se Xhaka dhe Ramsey po ecnin. Ata janë një turpërim, ata janë… Të ecësh në ‘Wembley’, të dorëzohesh. Kjo ishte një ditë e zezë, e zezë për Arsenalin”, ka deklaruar Neville.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të bëjë vizitë shtetërore…