Neville: Man Unitedi urgjentisht t’i jap fund bashkëpunimit me Ronaldon

23 tetor 2022 | 13:05

Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga Erik ten Hag për ndeshjen ndaj Chelseat të shtunën pasi kishte refuzuar të hynte si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit përpara se të largohej para përfundimit të saj drejt zhveshtoreve.

Kjo situatë nuk ishte aspak e këndshme për klubin, tifozët dhe analistët që përcjellin zhvillimet në këtë klub dhe legjenda e klubit, Gary Neville ka qenë i ashpër sa i përket kësaj situate duke propozuar një zgjidhje urgjente dhe të prerë.

“E vetmja gjë që klubi dhe Ronaldo mund të bëjnë është të mblidhen së bashku dhe t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Përfundojeni këtë javë ose krijoni një armëpushim për të shkuar në Kupën e Botës dhe më pas jepni zgjidhje. Sepse kjo duhet të marrë fund”, ka thënë Neville.

Gjatë një debati të nxehtë në “Sky Sports” me ish-kapitenin e United Roy Keane, Neville ka argumentuar: “Nuk ka shumë tifozë të Manchester United që tani do ta kishin Ronaldon në njëmbëdhjetëshen e tyre startuese. Lojtarët janë më mirë pa të, shënojnë më shumë gola pa të dhe ata fitojnë më shumë pikë pa të. Manchester United është një ekip më i mirë pa të”.

Përkundër përjashtimit nga Ten Hag, Ronaldo përmes rrjeteve sociale shprehu gatishmërinë për të vazhduar qëndrimin me “Djajtë e kuq” duke thënë se do të punojë shumë për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…