Nevoja për sigurime shëndetësore gjatë pandemisë në Kosovë

11 prill 12:01

Pandemia COVID-19 ka shpërfaqur akoma më shumë mungesën e sigurimeve shëndetësore, ligj ky që u miratua në Kuvendin e Kosovës më shumë se 14 vjet më parë Kosova, por që nga atëherë ky ligj nuk ka gjetur zbatim.

Kuvendi arriti ta miratojë këtë ligj në vitin 2014 mirëpo, por asnjëherë nuk hyri në fuqi.

E mungesën e sigurimeve shëndetësore po e vuajnë më së shumti qytetarët tash në kohën e pandemisë COVID-19.

Pasi qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë vetë shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në institucione publike shëndetësore.

Trajtimi i sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, zgjat dy deri në tri javë, e në disa raste edhe më gjatë. Derisa çmimi i barnave që pacientët i përdorin për virus, sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro për një ilaç.

Një familje që ka  dy deri në katër persona me COVID-19, i harxhojnë rreth 2 mijë deri në 3 mijë euro për terapi, thotë kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Ai thotë se pandemia ka treguar tyren e vërtetë të politikanëve në Kosovë.

“Po një ndër pengesat kryesore është Ligji i Sigurimeve Shëndetësore që ende nuk ka arritur as fondi. Kjo është një tragjedi për qytetarë e Kosovës, për popullit tonë. Unë mënoj që kjo pandemi e ka treguar fytyrën e vërtet të të gjithë politikanëve tanë dhe si duke nuk ke asnjë shancë të kemi një ligj të tillë. Ajo çka mund të themi është tmerre, sepse një familje që ka 2, deri 4 persona me COVID i harxhojnë 2 mijë deri në 3 mijë euro”, ka thënë Syla për lajmi.net.

Syla tutje ka thënë se qeveria e re ka dhënë disa premtime, por që ky ligj nuk  mund të qohet përpara brenda dy ose tre muajve.

“Nuk  e di, deri tash nuk ka pas transparencë, kjo qeveri i ka dhënë disa premtime, mirëpo duhet ditur se ligji nuk mund të qohet për para për një muaj ose dy, pasi ka shumë për të bërë. Është sistemi informative, lista e shërbimeve, lista e sëmundjeve etj”, ka thënë Syla.

Kujtojmë se Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ani pse në vitin 2007, ishte miratuar Ligji për këtë çështje, por, që asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi shefi i UNMIK-ut në atë kohë, nuk e kishte nënshkruar këtë Ligj.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014. Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet).

Mbledhja e fondeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017. Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Prej atëherë çështja e sigurimeve shëndetësore ka mbetur pezull dhe qytetarët vazhdojnë të mbesin pa sigurime shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Torino siguroi një fitore të madhe në fushën e Udineses…