New York Post: Video ka filmuar rënien e çiftit shqiptar nga ballkoni, në fillim ra gruaja

07 gusht 2022 | 23:45

Trupat e pajetë të 35-vjeçarit Florind Belliu dhe gruas së tij, 28-vjeçares Ornela Shehi u gjetën në oborrin e pallatit në Bulevardin “2199 Cruger”, rreth orës 9:15 me kohën lokale, thanë burime nga policia.

Sipas New York Post, një video ka filmuar momentin kur Ornela Shehi bie nga ballkoni, por nuk bëhet e qartë nëse video është nga kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes. Vetëm pas pak sekondash, video ka filmuar edhe Belliun teksa bie nga ballkoni në trotuar.

Policia në Nju Jork tha se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Fqinjët thanë se çifti “ishte i qetë” dhe “i mbanin gjërat për vete”. Ata ishin parë shpesh të dilnin të dy shëtitje me kembë.

Aktori Florind Belliu ishte raportuar “në gjendje të trazuar emocionale” i humbur në muajin prill, por policia e gjeti atë disa orë më pas jo shumë larg banesës.

Burimet thanë për gazetën amerikane se policia nuk kishte marrë asnjëherë raportime për dhunë mes çiftit, dhe se ata kishin rreth 4 muaj që ishin zhvendosur në apartamentin e ri.

Belliu dukej se e kishte paralajmëruar një tragjedi të tillë, pasi në një postim në Facebook, ai i kërkonte falje fëmijëve teksa u shkruante se “babai i tyre nuk e ka shkelur kurrë ligjin”.

Belliu fliste për një lloj “komploti të gjerë dhe të shtrirë gjatë në kohë të organizuar kundër tij nga shumë persona”, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ishte i ngarkuar psikologjikisht. NY

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Ukrainës ka raportuar sot një përshkallëzim të sulmeve…