Newcastel me fitore të thellë ndaj Tottenhamit

13 prill 2024 | 15:38

Newcastle ka triumfuar 4-0 ndaj Tottenham, në një ndeshje mjaft të bukur.

“Qymyrxhinjtë” vendosën fatin e takimin që në pjesën e parë, duke realizuar 2 gola. Isak zhbllokoi llogaritë, ndërsa Gordon dyfishoi shifrat.

Isak u shfaq sërish protagonist në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi suedez kompletoi dopietën personale, me golin e tij në minutën e 51-të.

Ekipi i Howe nuk u ndal me kaq pasi thelloi shifrat me zviceranin Fabian Schar. Tottenham renditet në vendin e pestë, Newcastle pozicionohet në vendin e gjashtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të PSOE, partisë socialiste në Spanjë pjesë e së…