Newcasteli befason Cityn  

29 janar 2019 | 23:03

Newcastle United ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj vendit të dytë në renditje Manchester City. Trajneri i vendasve Rafa Benitez i ka bërë një nder të madh ish-ekipit të tij Liverpool, duke i dhënë mundësinë të shkëputet shtatë pikë nga Qytetarët.

Ishte City që kaloi i pari në avantazh pas vetëm 25 sekondave me të përhershmin Sergio Aguero, por në pjesën e dytë golat e Rondon dhe Ritchie kanë përmbysur gjithçka. Argjentinasi Aguero ka shënuar 15 gola ndaj Newcastle, më shumë se ndaj çdo ekipi tjetër.

Pas golit të menjëhershëm të miqve, të gjithë prisnin goleadën e radhës ndaj ekipit që kishte shënuar 29 gola në vitin 2019, por Newcastle ka treguar se është një klub me histori dhe me një trajner të madh. Një disfatë e rëndë për Cityn e Pep Guardiolas në luftën për titull dhe një fitore që i jep frymëmarrje Newcastle në betejën për të mos rënë nga kategoria.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që vije nga radhët e…