Newcastle interesohet për Milot Rashicën

12 dhjetor 2017 | 09:48

Trajneri spanjoll i Newcastle Unitedit, Rafael Benitez, po konsideron një sulm në janar në kampionatin holandez, Eredivisie, tek lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Mesfushori me tipare sulmues i Vitesse Arnhem, Rashica, thuhet se i është ofruar Benitezit nga skautët e Toonit për zbulimin e talenteve.

Rashica, 21-vjeç, është një reprezentues i Kosovës, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe kjo ka rritur interesimin për shërbimet e tij.

Djaloshi nga Vushtrria është konsideruar lart për paraqitjet e tij në Holandë dhe Newcastle është një vend interesant për të. Megjithatë, planet e transferimeve të Benitezit thuhet se po komplikohen nga negociatat e marrjes së klubit nga pronarët e rinj.

Gjithashtu, në këto tratativa po krijohen vështirësi nga skuadra e madhe angleze, Chelsea, të cilat gëzojnë një partneritet formal me Vitessen.

Çdo shitje e madhe nga klubi holandez duhet të drejtohet nga Chelsea para se të miratohet. Përveç Newcastles, interesim për yllin e Kosovës thuhet se kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane, Napoli dhe Lazio.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Armend Thaqi, mund të transferohet…