Thaqi, afër Partizanit

12 dhjetor 2017 | 09:44

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Armend Thaqi, mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit në Superligën Shqiptare.

Lajmin e kanë bërë të me dije të hënën mediet shqiptare, kurse skuadra që e dëshiron mbrojtësin e Gjilanit është skuadra e Partizanit nga Tirana.

Thaqi, që ishte pjesë edhe e Hajvalisë dhe Prishtinës, pas formës së mirë në dy vjetët e fundit me Gjilanin, ka marrë ftesën edhe nga përfaqësuesja, me të cilën ka debutuar në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë (4-3).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni vijon të dominojë në Konferencën e Lindjes, pas fitores…