Newcastle ‘kafshatë’ e lehtë për Cityn

08 maj 2022 | 19:45

Manchester City është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion, pasi ka kaluar lehtësisht pengesën Newcastle me rezultatin 5-0 dhe tani numëron 3 pikë më shumë se Liverpool në klasifikim.

“Qytetarët” e hapën shfaqjen me Sterling dhe e mbyllën me të, pasi ai shënoi dy prej golave në këtë ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi.

Në pjesën e parë ai e zhbllokoi ndeshjen dhe më pas realizoi edhe Laporte. Në fillim të pjesës së dytë e mori skenën Rodri, autor i golit të tretë, kurse Foden plotësoi “pokerin” para se t’i mbyllte llogaritë Sterling.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, komandant…