Newcastle nuk heq dorë nga Mane

14 qershor 2023 | 14:37

Me rikthimin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër skuadra e Newcastle kërkon të ndërtojë një ekip fitues, që të konkurrojë denjësisht si në Evropë ashtu dhe në Premier Ligë.

Për këtë arsye, “magpies” janë vënë në gjurmët e sulmuesit senegalez Sadio Mane, që do të lërë Bayern Munchen këtë verë. Sipas “Daily Mirror”, skuadra e Newcastle është gati të rikthejë në Angli sulmuesin, tashmë 31-vjeç, por kërkon një ulje çmimi nga skuadra kampione e Gjermanisë. Bayern kërkon rreth 40 milionë euro, ndërsa Newcastle është gati të paguajë 30 milionë.

Për pasojë, palët janë ulur në bisedime për të mbyllur këtë transferim, pasi të dyja klubet kanë nevojë që kjo marrëveshje të arrihet. Mane, me përvojën e tij si në Evropë ashtu dhe në Premier, do të ndihmonte Newcastle, ndërsa Bayerni do të siguronte financat për të sjellë një sulmues tjetër në Munchen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë dje në…