Nexhmi Muçiqi: Rikthimi i Fatmir Limajt dhe të tjerëve në PDK është në interes të Kosovës dhe të vetë partisë

09 maj 2026 | 18:11

Veprimtari i PDK-së, Nexhmi Muçiqi, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limajt dhe i të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës është në të mirën e Kosovës dhe në interes të vetë PDK-së.

“Shumë dua të besoj se kësaj radhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do ta respektojë dëshirën e shumicës absolute të votuesve të saj dhe do ta miratojë vullnetin e z. Fatmir Limaj, si dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e familjes politike të PDK-së.

Është kërkesë e elektoratit të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës rikthimi i Fatmir Limajt në PDK, parti të cilën ai e ka bashkëthemeluar.

Është për të mirën e Kosovës dhe në interes të PDK-së rikthimi i të gjithë atyre që dikur kanë qenë në gjirin e saj. Vetëm kundërshtarët tanë politikë i frikësohen rritjes së votës së PDK-së.

Bashkimi bën fuqinë!”, thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës “Çamëria” dhe anëtarit të PDK-së, Nexhmi Muçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të procesit të kuvendeve zgjedhore në degët e…