NEXHMIJE HOXHA ATDHETARE E MADHE

23 mars 20:27

Xhevat Zekaj

Sot edhe ne shqiptarët që kemi ardhur këtu në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njërës prej figurave nga më të rëndësishmet të jetës shoqërore, filozofike e politike në Shqipëri Nexhmije Hoxhës, jemi me zemra të thyera, sepse nuk është e lehtë që të ndahesh nga ata njerëz të cilët kur ishin në ballë të shtetit një brez i tërë i yni i kishte varur shpresat, dhe tek ata gjeti mbështetjen, dhe jo vetëm si popull, por edhe si Lëvizje Ilegale e cila vepronte kundër regjimit gjakatar jugosllav e serbomadh shovinist.

Për 50 vjet me radhë ishte e vetmja Shqipëria dhe udhëheqja e sajë që mbështeti rresistencën dhe luftën e Lëvizjes Ilegale në Kosovë.

Dhe jo vetëm e mbështeti por edhe na ndimoi me të gjitha format dhe mjetet e mundshme.

Ndryshe pa këtë mbështetje as që do t’ia dilnim kurrë, sepse represioni ishte shumë i madh.

E kësaj plejade dhe strukture kombëtare ishte edhe Nëna jonë e madhe Nexhmije Hoxha, e cila për vepren e saj jetësore dhe qëndrimin dinjetoz në funksionet e rëndësishme shtetërore si dhe duke qenë e angazhuar në LNÇ që nga mosha 16 vjecare do të bëhet shembull për shumë të reja të Kosovës të cilat do të angazhohen në Lëvizjen Ilegale në Kosovë me shembullin për guxim e përkushtim kombëtarë e revolucionarë.

Heroina Nexhmije Hoxha do të jetë shembull i përmasave kombëtare se çka do të thotë të përkushtohesh, që jetën t’ia falësh atdheut në kushtet e një lufte të eger të pushtuesve nazifashistë, e me pastaj puna e detyra para popullit dhe atdheut për ta ngritur dhe ndërtuar e krijuar si shtet nga asgjëja, prandaj ky percaktim dhe përkushtim këta njerëz i bënë të mëdhenjë e të pavdekshme.

Nexhmije Hoxha si atdhetare e madhe me punën, besnikrinë dhe përkushtimin e dashurinë e madhe ndaj Shqiperisë, do të fitojë besimin e shokëve e shoqeve dhe do të jetë pjesmarrëse dhe aktore e Ngjarjeve e Mbledhjeve ku do të vendoset fati dhe perspektiva e Shqiperisë që nga 22 e 23 Nëndori e vitit 1941 me Mbledhjën e Rinisë Komuniste deri te Mbledhja e Pezës, Labinotit e Permetit si dhe pas çlirimit do t’i besohen funksione të rendësishme kombëtare e shtetërore.

Nexhmije Hoxha, nga shqiptarët patriot dhe revolucionar do të mbahet mend edhe për përkushtimin e saj jetesorë në shërbim të Atdheut si dhe ndërtimin e emancipimin e shoqerisë shqiptare.

Kokën lartë familjarë dhe shokë e shoqe, sepse vërtet kemi kënd ta kujtojmë.

Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Heroinës Nexhmije Hoxha.

Tiranë, më 26.02.2020!

P.S: Fjalim i lexuar në Tiranë me rastin e ndarjes nga jeta të heroinës së popullit Nexhmije Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se seanca…