Neymar nuk stërvitet me PSG-në, mbetet mister arsyeja e brazilianit

05 janar 2023 | 13:09

Një surprizë e pakëndshme në Camp des Loges del PSG-ja. Ylli Brazilian Neymar nuk ka marrë pjesë në stërvitje para udhëtimit të vlefshëm për raundin e Kupës së Francës ndaj Chateauroux.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mungese të befasishme.

As Renato Sanches nuk është stërvitur.

Ndër të tjerët që kanë munguar janë Verratti, i skualifikuar, si edhe Mbappe me Hakimin të cilët janë ende me pushime në SHBA.

PSG do të ndeshet mbrëmjen e nesërme ndaj Chatearoux, në shtëpinë e këtyre të fundit, në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për Kupën e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Llapi ka njoftuar se ka rikthyer në radhët e…