Neymari dhuron 5 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

02 prill 2020 | 23:21

Ylli i PSG-së, Neymar i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka dhuruar 5 milionë euro për të luftuar armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë, COVID-19.

Raportohet se kërkesa e Neymar ishte që askush mos ta dijë, derisa donacioni është bërë javën e kaluar. Ai i depozitoi paratë në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë që ka kapluar gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka ulur çmimin e kartonit të Xherdan Shaqirit. “Calciomercato”…