Neymari mungon dy muaj

27 shkurt 2018 | 16:55

Ylli brazilian i PSG-së, Neymar është lënduar të dielën në ndeshjen ndaj Marseille, kurse sipas “Globoesporte”, ai ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni, kështu që do të jetë jashtë fushave për dy muajt e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Neymar do të mungoj ndaj Real Madridit më 6 mars dhe do të rikthehet në fushat e lojës në muajin maj, një muaj para fillimit të Kupës së Botës, raporton “Telesport”. Pra, do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjet e fundit të Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, nëse PSG-ja do të mbijetojë më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Evropë.

Vendi ose mjeku, i cili do të kryejë operacionin, ende nuk është vendosur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Sllovenisë në Kosovës, Bojan Bertoncelj, i shoqëruar edhe…