Neymari zbulon më në fund të ardhmen e tij

20 korrik 2018 | 09:30

Pas disa muajsh me plotë spekulime, më në fund Neymar ka zbuluar të ardhmen e tij.

Sulmuesi brazilian, në një ceremoni të Institutit Neymar Jr. në Sao Paulo, deklaroi: “Unë do të qëndroj në Paris. E kam një kontratë”.

“Shtypi ushqeu lajme të rreme dhe shpiku lajme komike. Spekulojnë shumë. Të gjithë e dinë dashurinë që kam për Presidentin (Al Khelaifi, i cili gjithashtu mori pjesë në event), për qytetin dhe për tifozët”, ka thënë Neymar në paraqitjen e tij të parë në publik pas Kupës së Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sot parashihet që mbi vendin tonë të mbajë kryesisht…