Nga 26 maji Shërbimi Korrektues punon me orar të plotë, fton punëtorët të dalin në punë

20 maj 2020 | 15:18

Pas lehtësimit të masave kundër Covid-19, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK)  ka njoftuar se nga e hëna, më 26 maj do të punojë me kapacitet të plotë.

Me këtë rast, ShKK-ja ka ftuar të gjithë punëtorët që më 26 maj të dalin  në punë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) njofton opinioni publik se  nga data 26 maj 2020,  fton të gjithë  punonjësit e ShKK-së të dalin në punë.Bazuar në planin operativ, me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, i gjithë personeli i  Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt. Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil  është i obliguar t’i zbatojë rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19”, ka njoftuar ShKK-ja.

Sipas këtij njoftimi, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) këtë vendim e ka marrë në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, ka njoftuar ShKK-ja. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian i pëlqen të eksperimentojë shumë në dukje, ajo…