Nga 29 marsi mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik – Hani i Elezit

25 mars 2019 | 14:52

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën “407”, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale “N2” Kaçanik-Hani i Elezit.

Sipas kësaj ministrie, kjo rrugë do të mbyllet nga 29 marsi deri më 2 prill, në këtë interval kohor 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…