Nga e hëna ndryshim temperaturash (Tabela)

23 shtator 2018 | 20:10

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), na pret javë me mot të ftohtë,  por kryesisht të kthjellët, vende-vende edhe me ngrica

“Dita e hënë mbetet nën dominimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent gjatë gjithë muajit, por nga dita e martë masat e freskëta të ajrit me origjinë nga veriu do të ndikojnë dukshëm në prishjen e këtij ekuilibri termik, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri në 2 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave deri në zero gradë Celsius”, thuhet në komunikatë

25 shtator – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26 dhe 27 shtator – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28 shtator – Mot i mirë, kryesisht me diell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Marquez e fitoi garën në Moto GP në pistën…