Nga granti i përformancës komunale të viteve të kaluara, Drenasit i shtohen mbi 400 mijë euro

01 shkurt 2023 | 13:34

Në kohën kur ka mbetur edhe pak kohë para shpalljes së fitueseve të grantit të përformancës komunale për vitin 2022, buxheti i komunës së Drenasit është mbushur edhe me plot 400 mijë e 953 euro, mjete këto të fituara më herët nga ky grant.

Pjesa tjetër e mjeteve që u shtuan në buxhetin e komunës së Drenasit do të shërbejë për realizimin e projekteve kapitale, që do të rrisin mirëqenien sociale të kësaj komune.

“Komuna e Drenasit mbetët e përkushtuar në arritjen e sukseseve tjera, në përformancën komunale përmes së cilës shtohet buxheti komunal në vlerë prej miliona euro e që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët me realizmin e projekteve të ndryshme të cilat përcaktohen sipas prioriteteve të tyre. Pas periudhës së vështirë të pandemisë dhe periudhës së krizës globale, krizë kjo që preku e gjithë botën dhe jo vetëm vendin tonë, prej së cilës stagnuan punimet nga kompanitë të cilave ju ishte rritur kosto e materialeve për punët që do i realizonin, tashmë do të vazhdojmë pa ndalur në realizimin e projekteve që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti ligjor i Federatës Franceze të Futbollit hodhi poshtë kërkesën…