Nga idiot, te budalla dhe je shumë i keq, kamerat kapën tërbimin e Vinicius Jr ndaj El Hilalit
05 maj 2026
| 11:36
Kamerat filmuan një debat të nxehtë midis Vinicius Junior dhe Omar El Hilali gjatë fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Espanyolit.
Sulmuesi brazilian dhe mbrojtësi vendas u përfshinë në një luftë verbale, me Vinicius në një moment që refuzoi të shkëmbente fanellat.
“Mos fol budallallëqe, do të më kërkosh fanellën time më vonë… Je budalla, thjesht do të zihesh… Nuk po ta jap fanellën time”, i tha Vinicius lojtarit të Espanyol, siç u kap nga kamerat e Movistar dhe u raportua nga mediat spanjolle, raporton Telegrafi.



