Nga investimi i KEDS-it në Klinë përfituan afro 1500 konsumatorë

19 prill 2023 | 14:46

Fiks 115 shtylla të reja të tensionit 10 kV në një gjatësi prej 5 kilometrave shtrihen buzë rrugëve kryesore të Rixhevës, Zabërgjës, Çabiqit dhe Cerovikut të Klinës.

Rrjeti që furnizon afro 1500 konsumatorë apo mbi 5 mijë banorë të asaj ane është rregulluar. Dalja e Gllarevës, që ka një gjatësi prej 25 kilometrash është e tëra në shtylla të betonit nga nënstacioni i Klinës e deri në cepin përfundimtar të kësaj komune.

Pra, KEDS përmes investimeve të veta ka arritur të rregullojë një ndër daljet më problematike në Komunën e Klinës, e cila shtrihet përgjatë 10 zonave të ndryshme, me gjithsej 30 trafostacione dhe është përballur vazhdimisht me ndërprerje të shumta gjatë viteve paraprake, pas interferimeve nga faktorët atmosferik.

Largpërçuesi përgjatë pjesës fundore të linjës, respektivisht përgjatë fshatrave Rixhevë, Çabiq, Cerovik dhe Zabergj kanë krijuar vazhdimisht ndërprerje për shkak të rrjetit të vjetërsuar. Duke investuar në një linjë prej 5 km me gjithsej 115 shtylla, ka arritur t’iu mundësojë konsumatorëve të kësaj zone rritje të sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë teknike të rrjetit të shpërndarjes.

KEDS, që feston 10 dhjetorin pas disa javësh, ka investuar vazhdimisht në rregullimin e rrjetit distributiv, të cilin e kishte trashëguar në gjendje mjaft të rëndë. Deri tash janë investuar mbi 200 milionë euro dhe janë përfunduar mbi 2000 projekte anekënd Kosovës.

Këto investime kanë rritur ndjeshëm kualitetin e shërbimeve që ofron kompania, përderisa përfitues direkt apo indirekt janë thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet e 23 prillit që pritet të zhvillohen në…