Nga janari, hyrja në Brezovicë bëhet me pagesë

30 dhjetor 21:12

Nga janari i vitit 2018 do të vendoset përsëri laura në hyrje të Qendrës Turistike të Brezovicë, por kësaj here nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me vendosjen e kësaj laure, qytetarët të cilët vizitojnë qendrën e skijimit në Brezovicë do të paguajnë një shumë simbolike dhe ato mjete për dallim nga e kaluara, do të shfrytëzohen për t’i paguar punëtorët, të cilët do të kujdesën për mjedisin në këtë qendër, raporton “KTV”.

Sipas Albena Reshitajt, ministre e Mjedisit, kjo po bëhet për shkak se shpesh shumë njerëz të paautorizuar kanë detyruar turistët që të paguajnë për hyrje dhe parking, shuma të ndryshme.

Vizitorëve, të cilët nuk jetojnë në Kosovë, po u pëlqen ideja.

Por, disa të tjerë thonë se vendosja e kësaj laure do t’ua dëmtojë në bizneset.

Përveç kësaj, në të kaluarën vizitorët shqiptarë janë ankuar gjithmonë që po diskriminohen nga serbët, të cilët zhvillojnë biznese në këtë Qendër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thirrur një…