Nga Kapshtica në hotel, 27 emigrantët hyjnë në atdhe

08 prill 2020 | 13:10

Ka marrë fund pritja e emigrantëve shqiptarë që qëndronin të bllokuar prej ditësh në tokën neutrale, në doganën e Kapshticës në rrethin e Korçës.

27 prej tyre, të cilët nuk ishin rezidentë në Greqi, janë lejuar të futen në tokën shqiptare mbrëmjen e së martës, ndërsa ata që ishin me leje qëndrimi greke janë kthyer në Greqi.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq kanë asistuar emigrantët duke i kontrolluar nga ana shëndetësore. Të gjithë personat do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë në një hotel në Korçë.

Transporti dhe akomodimi dhe ushqimi i tyre në hotel është paguar nga Këshilli Koordinues i Diasporës, pasi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka theksuar se ata duhej të karantinoheshin me shpenzimet e tyre.

Emigrantët do të asistohen nga ekipet mjekësore për të ndjekur ecurinë e shëndetit të tyre gjatë 14 ditëve të ardhshme, ndërsa nuk do lejohet askush që të dalë nga hoteli derisa të përfundojnë periudhën e karantinimit./A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga…