Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19

26 prill 2021 | 15:15

Numri i rasteve pozitive me Covid në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar rënie.

Të hënën janë regjistruar 154 raste të reja, kurse Prishtina është e para për nga numri i rasteve të infektimit. 40 persona kanë rezultuar pozitivë në kryeqytet, derisa në Ferizaj janë regjistruar 18 raste dhe në Mitrovicë 16 raste.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 2 raste, Prizren 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 545 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e…