Nga konflikti i ngrirë në konflikt të hapur?

05 tetor 2023 | 23:21

Krijimi i një realiteti të ri negociues.

Siguria si koncept shtetërorë – nacional është e konceptuar si mbrojtje kundër sulmeve ushtarake, por megjithatë siguria kombëtare kuptohet gjerësisht se përfshin edhe dimensione joushtarake, të tilla si siguria nga terrorizmi, minimizimi i krimit, siguria ekonomike, siguria e energjisë, siguria mjedisore, siguria ushqimore dhe siguria kibernetike.

Në dokumentet e shteteve të mëdha, siguria kombëtare është e lidhur kryesisht me menaxhimin e kërcënimeve fizike dhe me aftësitë ushtarake të përdorura për ta ofruar sigurinë. Kjo do të thotë, siguria kombëtare shpesh kuptohet si aftësia e një shteti për të mobilizuar forcat ushtarake dhe policore për të garantuar kufijtë e tij dhe për të penguar ose mbrojtur me sukses kundër kërcënimeve fizike, duke përfshirë agresionin ushtarak dhe sulmet nga aktorët joshtetërorë, sic është terrorizmi.

Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e kufirit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Zyrtarët policorë ushtrojnë autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës të hartuar nga Policia e Republikës së Kosovës dhe të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it në shpartallimin e forcave diverzante terroriste të inflitruar në territorin e Republikës së Kosovës, e që kujtojnë “Little green man” të ndërhyrjes ruse në Krimenë Ukrainase  (viti 2014), ngjanë në një formëme operacionin e ushtrisë kroate “Oluja” (1995), e cila ndrydhi një herë e mirë pretendimin territorial e politik të “Srpska Kraina” në Kroaci. Natyrisht intervenimi policorë nuk është i përmasave dhe i kontekstit  të ndërmarrjes ushtarake “Oluja” në Kroaci, ngase Policia e Kosovës sipas Ligjit për Policinë zbaton parimet e përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit si një kufizim në ushtrimin e autorizimeve policore. Ashtu sic ishte krijuar aso kohe në Kroaci një realitet i ri, kjo ngjarje “blic” do të duhej të krijoj një dinamikë të re veprimesh dhe rreth tavolinës së negocimit.

Barikadimi i efektivit diverzant të infiltruar nga territori i Serbisë, përfshirë mjetet e blinduara, rreth dhe në Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe në fshatin Banjskë në Kosovën veriore, kishte për qëllim ndërsyerjen e veprimeve policore jo-proporcionale që do të kishin për pasojë viktima të pelegrinëve serb që ishin në manastir, si dhe shkatërrime materiale në objektet e manastirit. Profesinalizmi i përpikët i Policisë së Kosovës nuk ra kurrthin i cili do të publikohej në mediat kryesore evropiane dhe ato botërore, ashtu siç ndodhi në vitin 2004.

Me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së Perëndimit nga lufta në Ukrainë, Rusia përmes disa elementeve në kuadër të institucioneve të Serbisë, përfundimisht ndërmorri veprimet për kalim nga “konflikt i ngrirë” në “konflikt aktiv.”

Rusia e zënë deri në gju në luftë me Ukrainën, ashtu siç është paralajmëruar nga analiza të shumta po përpiqet përmes inkursioneve paraushtarake të nxitë konflikt me NATO.

Paralajmërimet për inkursion të “little green man” dhe mjeteve ushtarake në veri të lumit Ibër, të tipit të Krimesë (2014) i janë bërë të ditur si autoriteteve të Kosovës, ashtu dhe prezrncës diplimomatike në Kosovë. “Litlte green man” u shfaqën incognito njëzet kilometra në thellësi të territorit të Kosovës.

Mbetet konflikti i papërfuduar në mes Kosovës dhe Serbisë konflikt i ngrirë, apo shëndërruar në konflikt aktiv?

Rregull i njohur tashmë i palëve në konflikt është përpjekja për të krijuar situata të reja në terren si taktikë e cila ka për qëllim krijimin e realiteteve të reja politike – negociuese.

Kohësisht kjo ndërhyrje diverzante ndodhë në fund të takimit vjetorë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pak e vonuar për të tërhequr vërejtjen e këtij sesioni të OKB-së. Por gjithshtu është plan i dështuar për të dërguar mesazhin e dëshiruar në filizë.

Është poashtu një përgjegje ndaj qëndrimeve të të gjithë atyre që deri tani patën mesazhe jo affirmative për dialogun Kosovë-Serbi.

Çfara pason pas këtij aktiviteti para-ushtarak dhe dërhyrjes efikase të Policisë së Kosovës në koordinim me forcat ushtarake të KFOR-it dhe EULEX-in?

Rritet presioni për negocim konstruktiv? Krijohet realitet i ri në terren? Fillojnë përgatitjet për zgjedhje në katër komuat? Kryetarët e këtyre komunave (nuk) japin dorëhqje? Cila palë do të jetë në fokus të qortimit? A do të bashkëpunoj Beogradi në demilitarizimin dhe ndryshimin e diskursit ultranacionalist dhe pretendimeve territorial ndaj Kosoovës? Do të spostohet konteksti dhe parametrat e dialogut?

Ajo që tashmë është e qartë është se vazhdimi i dialogut është de-eskalimi dhe jo negocimi thelbësorë, gjë që i shkon për shtati të dy pushteteve si në Beograd ashtu në Kosovë, por që nuk e amneston asnjërën palë në konflikt ndaj marrëveshjeve dhe detyrimeve të marra gjatë negociatave.

Albert Prenkaj

 Ish Ambasador i Kosovës në Romë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiq, mohoi se armët…