Nga “kurrë me PDK-në” deri tek nuk i kishim numrat, vjen arsyetimi i Bulliqit për koalicionin me PDK-në

24 janar 2022 | 11:38

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zyrtarizuar të hënën marrëveshjen e koalicionit me PDK-në.

Ani pse në vazhdimësi ishte deklaruar ai dhe zyrtarë tjetër të Vetëvendosjes se “kurrë me PDK-në”, me marrëveshjen e nënshkruar Bulliqi ia ka dhënë PDK-së dy drejtori dhe kryesuesin e kuvendit komunal.

Pas kritikave të shumta për këtë koalicion, Bulliqi ka dal me arsyetimin duke thënë se kanë qenë të vetëdijshëm se kanë mungesë numrash dhe se të anëtarët e PDK-së e kanë gjetur mirëkuptimin.

“Sqarim për opinionin publik dhe mediat. Me qëllim të funksionalizimit dhe konsolidimit të legjislativit dhe ekzekutivit të komunës, ne i kemi përfshirë dy drejtorë që vijnë nga radhët e PDK-së dhe e kemi votuar edhe kandidatin e tyre për kryesues kuvendi”.

“Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e numrave në Kuvendin Komunal dhe përgjegjësisë që na obligon si parti fituese e zgjedhjeve dhe mirëkuptimit që kemi hasur te grupi i këshilltarëve të PDK-së, kemi bërë më të mirën e mundshme që të vazhdojmë qeverisjen e mirë në katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin…