Nga nesër Malisheva nis deznisektimin e katër fshatrave kundër rriqrave

11 maj 2020 | 15:30

Komuna e Malishevës ka njoftuar banorët e katër fshatrave të kësaj komune se në ditët në vijim do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave .

“Njoftohen banorët e fshatrave Plloqicë e Ulët, Mleqan, Balincë dhe Llazicë, se në ditët në vijim, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi i hapësirave publike dhe private, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Luten qytetarët për marrjen e masave preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar ndaj bletëve, gjatë orarit të dezinsektimit, që fillon nga ora 08:00 dhe zgjatë deri në ora 12:00”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Orari i dezinsketimit:

12.05.2020, në Plloqicë të Ulët dhe Mleqan,

13.05.2020, në Balincë, dhe

14.05.2020, në Llazicë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betimi i qeverisë së re të unitetit në Izrael është…