Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

14 prill 2023 | 14:41

Gjykata Themelorë në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H,  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

Kujtojmë se të martën pas një emisioni televiziv, gazetari Valon Syla është përcjellë me veturë nga tre persona dhe më pas është sulmuar duke hyrë në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar…