
Nga përplasjet te kompromisi, Trump sinjalizon ulje të tarifave ndaj Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë të kuptohet se tarifat amerikane për mallrat nga Kina mund të ulen, ndërsa zyrtarët e lartë të tregtisë nga dy ekonomitë më të mëdha të botës do të zhvillojnë bisedime.
“Nuk mund të rriten më shumë. Është në 145, kështu që e dimë se po ulen”, është shprehur Trump, referuar taksave të reja të importit të vendosursa ndaj Kinës deri në 145%.
Komentet e Trump për Kinën, u bënë gjatë njoftimit për marrëveshjen e re tregtare me Mbretërinë e Bashkur – marrëveshja e parë që kur ai goditi shumë vende anembanë botës me tarifa të larta.
E nga ana tjetër, zëvendësministrja e Jashtme e Kinës, Hua Chunying, gjithashtu ka shprehur besim, duke thënë se Pekini ka “besim të plotë” në aftësinë e tij për të menaxhuar çështjet tregtare me ShBA-në.
Sipas “BBC”-së, takimi i dy fuqive, që do të mbahet këtë fundjavë në Zvicër është sinjali më i fortë i dërguar deri tani se palët janë gati për të ulur tensionet në një luftë tregtare që ka lëkundur tregjet financiare.
Një koment ka pasur edhe nga Dan Wang nga kompania e konsulencës për rreziqet politike Eurasia Group, i cili ka thënë se zyrtarët e Uashingtonit dhe Pekinit janë “nën ekonomik në rritje”.